LDK i thotë PO tërheqjes të mjeteve nga Trusti, jo 30 për qind

Prishtinë | 01 Pri 2022 | 12:51 | Nga Ekonomia Online

Lidhja Demokratike e Kosovës zyrtarisht është PËR që të votohet plotësim ndryshimin i ligjit nga Fondi Pensional.

Individualisht deputetë dhe zyrtarë të këtij subjekti politikë kanë dhënë mendimet e tyre në lidhje me tërheqjen e një shumë të parave nga Trusti, por që vendim se sa mund të jetë përqindja që qytetarët mund të bëjnë tërheqjen e mjeteve ende nuk ka.Ish- kryeministri i Kosovës, aktualisht deputet i LDK-së Avdullah Hoti si masa që duhet të merren si pasojë e krizës energjetike, rritjes së çmimeve të produkteve elementare dhe pasojave sociale ka përmendur tri masa që duhet të merren nga qeveria e Kosovës, e ku këtu ka folur edhe për Trustin.

“…Këtu nuk duhet hedhur poshtë edhe propozimi për tërheqje të një shume të kursimeve pensionale, por një shume dukshëm më të vogël sesa ajo që është propozuar me qëllim të ruajtjes së stabilitetit afatgjatë të kursimeve që janë në menaxhim të Trustit për qëllime të sigurisë së të ardhurave për pensionistët e ardhshëm. Kjo masë prek të gjithë të punësuarit në sektorin publik dhe privat”, ka thënë Hoti ditë më parë në Kuvendin e Kosovës, por që këtë qëndrim e ka publikuar edhe në faqen e tij në Facebook.

Por Gazeta Blic ka mësuar nga burimet e saja se Lidhja Demokratike e Kosovës nuk pajtohet me idenë për 30 për qind të tërheqjes së mjeteve nga Trusti, por që për qindja të jetë më e vogël.“Diçka si në kohën e pandemisë që ka ndodhur tërheqja e mjeteve nga Trusti e që përqindja ka qenë 10”, ka thënë një burim i Gazetës nga LDK.

Për këtë Lidhja Demokratike e Kosovës do të mblidhet sot në orët e pasdites për të vendosur përfundimisht qëndrimin e tyre për për qindjen e tërheqjes së mjeteve nga Trusti.“Sektori për ekonomi i LDK-së do të mblidhet pas dite ku do të dal me qëndrim për, për qindjen e tërheqjes . Pjesë e këtij sektori është edhe Avdullah Hoti”, ka thënë një deputet i LDK

Të ngjashme