LDK-ja bën homazhe te varri i ish-presidentit Rugova: Vepra e tij do të kujtohet gjithmonë

Prishtinë | 17 Shk 2020 | 10:16 | Nga Albana Hajdari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Me rastin e 12-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, Kryesia e LDK-së dhe veprimtarë kanë bërë homazhe te varri i ish-presidentit historik, Ibrahim Rugova, raporton Ekonomia Online.

Nënkryetari i LDK-së, Ismet Beqiri deklaroi se roli i ish-presidentit Rugova për pavarësinë që po e gëzojmë sot është esencial.

Andaj tha ai se vepra e ish-presidentit Rugova do të kujtohet gjithmonë.

“Sot me rastin e 12-vjetorit jemi këtu për të nderuar njeriun që lidhet ajo çka ne sot e gëzojmë. Sot jemi këtu pran varrit të këtij personaliteti që është mërit e Kosovës që është sot”.

“Vepra e Presidentit Rugova gjithmonë do të përkujtohet”.

Të ngjashme