LDK-ja dhe VV-ja thonë se përfaqësimi në dialog është joserioz

Prishtinë | 05 Pri 2019 | 11:05 | Nga Nexhmie Hyseni Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Grupet parlamentare të LDK-së dhe LVV-së kanë organizuar tryezë me temën “Kushtetutshmëria dhe përgjegjësitë institucionale në procesin e dialogut me Serbinë”, raporton Ekonomia Online.

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se dialogu  është e vetmja rrugë për të zgjedhur problemet me Serbinë.

“Ne besojmë që dialogu është e vetmja rrugë për zgjidhur problemet me Serbinë. Ky proces është i rëndësishëm dhe kërkon seriozitet, pasi nuk ka pas seriozitet. Ka pas ndërrime radikale karshi procesit të dialogut, disa thonin bashkim të Preshevës, disa ndarje e disa do të humbim disa jo. Kjo besoj që është arsyeja kryesore që ka humb besimi i qytetarëve. Në prill 2018, qeveria ka dorëzuar platformën që nuk definonte asgjë. Është shqetësuese mentaliteti i kësaj klase politike, zgjidhja nuk vjen me ekipe dialoguese. Sigurimi i 2/3 të votave përbën mekanizëm që ky proces të jetë i zbatueshëm. Kosova duhet të ketë Platformë për dialog që paraqet vetëm parimet”, ka thënë Hoti.

Shefi i grupit parlamentar të VV-së, Glauk Konjufca, tha se përfaqësimi në këtë dialog ka qenë jo seriozë dhe ky dialog sipas tij duhet të kthehet në pikën zero.

“Procesi i dialogut është karakterizuar prej disa pazareve që e kanë degraduar dialogun dhe kanë bërë që ky proces mos ta ketë statusin e një shteti kredibil. I pari me dorëzimin e qeverisë të ja lënë rrugën hapur që të bëjë çka të dojë. Ka te bëjë me një pjesë të deputetëve. E dyta, kur mbeti qeveria me 52 vota e paaftë me qu proceset përpara dolën një pjesë e deputetëve që kanë marrë vota për qëllime të tjera, e përmbysen vullnetin e qytetarëve duke ja dhënë blanko mbështetjen kryeministrit. Këto dy pazare e kanë dëmtuar kredibilitetin”, tha ai, raporton EO.

Konjufca tha se nuk mund të vazhdohet ky dialog pasi mungon legjitimiteti. Sipas tij, Kosova ka nevojë për proces që e kthen dialogun në pikën zero dhe e cila qon në zgjedhje të reja në Kosovë.

Analisti politik, Dastrid Pallaska, tha se ekipi i unitetit duhet të jetë ai që mbledh të gjitha partitë në një tryezë private.

“Ky ligj është kundërkushtetues dhe i panevojshëm. Ekipi i unitetit nuk është institucion dhe kurrë s’ka qenë. Nuk pajtohem me z. Konjufca që zgjedhjet janë zgjidhje. Shumica e 2/3 nuk ndikohet absolutisht nga zgjedhjet. Ekipi i unitetit duhet të jetë ekipi i vetëm që t’i bashkojë në një tryezë private të gjitha partitë”, ka thënë Pallaska.

Të ngjashme