LDK-ja do të filloj përgatitjet për zgjedhjet e brendshme

Prishtinë | 15 Mar 2019 | 15:07 | Nga Ekonomia Online

Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka mbajtur mbledhje të kryesuar nga kryetari i saj, Isa Mustafa.

Gjatë mbledhjes, është diskutuar për organizimin e zgjedhjeve në LDK, mbi platformën e aprovuar nga Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së në nëntor të vitit 2018.

Në mbledhje gjithashtu është aprovuar struktura e pjesëmarrjes së delegatëve të degëve për Kuvendin e LDK-së.

Poashtu, kryesia është dakorduar që nga java e ardhshme, bashkë me kryetarët aktual të degëve, të fillojnë përgatitjet administrative dhe teknike për realizimin e këtyre zgjedhjeve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme