LDK-ja do të vendos për kryetarin e partisë, gjithçka gati për Kuvendin e nëntë zgjedhor

Prishtinë | 03 Gus 2019 | 09:30 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) sot mban Kuvendin e Nëntë Zgjedhor, ku do të votohet për kryetarin  e partisë. Është raportuar se edhe këtë herë “timonin” në këtë parti ta marrë kryetari aktual, Isa Mustafa.

Në dy mbledhjet e mbajtura gjatë dy ditëve të kaluara, kryesia e LDK-së nuk ka arritur marrëveshje për një kryetar konsensual.

Në Kuvendin e kaluar, në maj të vitit 2015, në të cilin probleme kishte pasur me Vjosa Osmanin të cilës i ishte mohuar kandidimi si dhe me Donika Gërvalla Schartz, mediet ishin larguar nga salla.

Isa Mustafa ishte rizgjedhur kryetar, me aklamacion në këtë Kuvend. Ndërsa për herë të parë ai ishte zgjedhur në vitin 2010, derisa kundërkandidat e kishte kryetarin e deriatëhershëm Fatmir Sejdiu.

Të ngjashme