LDK-ja dorëzon në KQZ listën me kandidatë për deputetë, Mustafa dhe Sejdiu nuk janë pjesë e saj

Prishtinë | 06 Sht 2019 | 22:30 | Nga Norë Kelmendi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Lidhja Demokratike e Kosovës ka dorëzuar listën e saj me kandidatë për deputetë, raporton EkonomiaOnline.

Përfaqësuesi i LDK-së në KQZ, Florian Dushi tha se lista përmban 110 kandidatë për deputetë.

LDK dorëzoi listën e saj me kandidatët e saj për deputetë, listë me 110 emra që i prin Vjosa Ismani dhe besoj që do prijmë dhe do të dal me fitore”.

Dushi konfirmoi se Isa Mustafa dhe Fatmir Sejdiu nuk janë në këtë listë ku për këtë të fundit tha se nuk ka shprehë dëshirë të jetë pjesë e listës.

“Kemi qenë te hapur për propozime nga të gjitha vendet, Fatmir Sejdiu s’është ne listë pasi nuk ka shprehë dëshirë. Isa mustafa nuk është në listë”, tha ai

Të ngjashme