LDK-ja e dorëzoi mocionin për rrëzimin e Qeverisë, por Kurti vazhdon me emërimin e këshilltarëve

Prishtinë | 20 Mar 2020 | 19:04 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar  Milot Cakajn, këshilltar politik.

Një një komunikatë nga Zyra e Kryeministrit është thënë se Cakaj, u lind më 01.09.1974. Në pozitën e këshilltarit politik të Kryeministrit, vjen nga banka Raiffeisen në Kosovë, ku ishte specialist i modelimit të portfoliove kreditore, me rreth 7 vjet përvojë pune.

“Paraprakisht ka qenë mbi 7 vjet në Korporatën Energjetike të Kosovës. Ai ka të përfunduar kolegjin UBT, si inxhinier i shkencave kompjuterike, ku disa vite ka qenë i angazhuar si asistent. Në kohën e studimeve ka qenë anëtar i Këshillit Organizativ të protestës studentore të 1 tetorit 1997 dhe më pas edhe pjesë e kabinetit të Përfaqësuesit Politik, z. Adem Demaçi pranë Zyrës Politike të UÇK-së. Është i martuar”, 9shtë thënë në komunikatë.

Të ngjashme