LDK-ja e dorëzon në Kushtetuese Ligjin për përcaktimin e çmimeve, kanë kërkesë edhe për presidenten

Prishtinë | 16 Nën 2022 | 14:36 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputetët e Grupit Parlamentar të LDK-së Driton Selmanaj dhe Besian Mustafa, e kanë dorëzuar në Gjykatë Kushtetuese Ligjin për masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg, raporton Ekonomia Online.

Deputeti Driton Selmanaj tha se ky Ligji është ani-Kushtetues sepse  paraqet ndërhyrje arbitrare në vlerat e ekonomisë së lirë të tregut.

Selmanaj ka përmendur tri nene të këtij Ligji që e shkelin Kushtetutën e Kosovës.

“Ne sapo proceduam në emër të grupit të LDK, kërkesën për të kundërshtuar ligjin që është miratuar para disa ditësh në Kuvend, Projektligjin për masa të përkohshme. Kjo nismë legjislative është anti-Kushtetuese në tërësinë e vet e kundërshtojmë sepse paraqet ndërhyrje arbitrare në vlerat e ekonomisë së lirë të tregut”.

“Ne kemi konkretizuar nenet e Kushtetutës që flet për vlerat ku përfshihet ekonomia e tregut dhe marrëdhëniet ekonomike. Ne jemi të bindur shteti i Kosovës ka marrë iniciativë për çështje tjera. Ne kemi vlerësuar që ky projektligj të anulohet nga Gjykata Kushtetuese. Kemi kërkuar edhe vendosjen e masave të përkohshme”.

“Ne kemi shfrytëzuar të drejtën Kushtetuese si grup parlamentar. Mjaftojnë 10 deputetë dhe nuk kemi pasur nevojë të bisedojmë me askënd sepse kemi deputetë të LDK-së. Besojmë që gjykata brenda afatit të sjellë ligjin për Këshillin Prokurorial dhe jemi të bindur se Qeveria dhe Kuvendi ka shkelur Kushtetutën”.

Ai pati edhe një lutje për presidenten Vjosa Osmani sa i përket këtij Ligji, raporton EO.

“Ky projektligj duhet të anulohet dhe e lusim presidenten të mosnënshkruaj dhe Kushtetuesja të merr vendimin meritor që këtë ligj ta anulojë”, ka thënë ai. 

Të ngjashme