LDK-ja e Gjilanit organizon Sofrën Dardane si simbol i tradicionales

Prishtinë | 04 Mar 2020 | 19:51 | Nga Ekonomia Online

Forumi i Gruas i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan, në shënim të 30-vjetorit të themelimit të partisë, ka organizuar Sofrën Dardane, si simbol i tradicionales.

Kryetarja e Forumit të Gruas në Gjilan, deputetja Valentina Bunjaku Rexhepi, ka thënë se LDK ka traditë dhe është partia më vizionare në shtetin e Kosovës.

“Forumi i Gruas filloi me Sofrën Dardane, me traditën tonë, të cilën nënat tona e kanë trashëguar për vite me radhë dhe kanë qenë gjithmonë mikpritëse. LDK ështe shpresë për Kosovën, LDK ka traditë dhe është partia më vizionare në shtetin e Kosovës. Historikisht gratë kanë bërë revolucion dhe mund të them se edhe Forumi i Gruas ka bërë revolucion në tërë Gjilanin, e pse jo edhe në Kosovë”, tha Bunjaku Rexhepi.

Këtë takim e ka përshëndetur edhe kryesuesja e Kuvendit Komunal të Gjilanit, Shpresa Kurteshi Emini dhe kryesuesi i këshillit organizativ, Imet Rrahmani.

Të ngjashme