LDK-ja e quan skandaloze bartjen e 25 milionë € nga buxheti i komunës së Prishtinës

Prishtinë | 13 Shk 2019 | 11:36 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), e ka quajtur skandaloze bartjen e 25 milionë € nga buxheti i komunës së Prishtinës, raporton Ekonomia Online.

Shefqet Osmani, Asamblist i LDK-së në komunë e Prishtinës, në një konferencë për medie, tha se nga viti 2018 janë bartur 25 milionë euro e jo 15 milionë euro sa të martën ka deklaruar kryetari Shpend Ahmeti.

“Bazuar në raportin financiar gjëja më skandaloze është mosshpenzimi i buxhetit në masë të duhur dhe bartja e 25 milionë eurove nga buxheti”.

“Vlera e mjeteve për bartje është e saktë, reagimi i djeshëm i kryetarit se bartja është 15 milionë euro është jo korrekte”.

Sipas tij, dështimet e kryetarit Ahmeti vërehen në pasqyrat financiare, ku veç nga subvencionet në këtë vit janë bartur 530 mijë euro.

“Dështimet e kryetarit po vërehen nga pasqyrat financiare, nuk janë bërë investime në objektet shkollore, nuk janë investuar mjetë në kolektorë ku shumë lagje vuajnë nga ujërat e zeza, si Kalabria, Mati 1 etj”.

“Rreth 530 mijë euro të pashfrytëzuara nga kodi i subvencioneve. Dështim është edhe moshartimi i hartës zonale dhe planit të mobilitetit”.

Osmani vlerëson se rreziku më i madh që mund t’i kanoset komunës është kolapsi financiar ku veç në vitin 2018 janë 738 lëndë të iniciuara nga qytetarët në gjykata e që kapin vlerën e 38 milionë eurove.

“Rreziku më i madh që mund t’i kanoset është kolapsi financiar nga detyrimet kontigjene të cilat janë procese gjyqësore të iniciuara nga qytetarët, bizneset. 738 lëndë në 2018 me vlerë në vlerë prej 38 milionë euro”.

Ai ka sqaruar se nga buxheti për investime janë realizuar vetëm 16 milionë euro, kurse të planifikuar kanë qenë 38 milionë euro.

“Buxheti për investime kapitale ishte 38 milionë dhe janë realizuar vetëm 16 milionë euro, që i bie 43,7 për qind. Të gjitha drejtoritë kanë ngecje, asnjë s’ka arritur të kalojë 50 përqindëshin”.

Të ngjashme