LDK-ja e sheh si të rrezikshme idenë e Hazirit për ndërrim të territoreve me Serbinë

Prishtinë | 27 Mar 2018 | 08:08 | Nga

Si “amanet” të Lidhjes Demokratike (LDK), nënkryetari i kësaj partie, Lutfi Haziri, e ka prezantuar këtë muaj nevojën për ta kthyer Luginën e Preshevës brenda kufijve të Kosovës.

Dhe këtë kërkon ta bëjë nëpërmjet një ndërrimi territoresh me Serbinë, shkruan sot Koha Ditore.

Por kolegët e tij të partisë janë deklaruar kundër. Dy nënkryetarët e LDK-së, Agim Veliu e Haki Rugova, i kanë thënë gazetës se ndërrimi i territoreve përbën ide të rrezikshme për Kosovën dhe nuk përbën qëndrim të LDK-së.

Njëri nga ta ka thënë se prapa proklamimit të shkëmbimit të territoreve mund të qëndrojë ndonjë motiv tjetër.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme