LDK-ja e vendosur: S’ka Qeveri teknike, as koalicion me PDK-në

Prishtinë | 25 Kor 2019 | 12:01 | Nga Emine Shehu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) nuk do të pranojë të jetë pjesë e asnjë Qeveri teknike, pas dorëheqjes së kreut të Qeverisë, Ramush Haradinaj.

Shefi i deputetëve të LDK-së, Avdullah Hoti, i tha Ekonomia Online se kjo parti vazhdimisht ka kërkuar mbajtjen e zgjedhjeve të reja për shkak se qeveria e kaluar kishte humbur legjitimitetin.

“Jo, apsulutisht jo. Ne ka një vit e sa që kemi kërkuar për shkak të humbjes së legjitimitetit të Qeverisë së kaluar, kemi kërkuar zgjedhje të lira e demokratike në mënyrë që qytetarët t’ia japin mandatin një partie politike, të japin mandatin njerëzve që duhet të udhëheqin me Kosovën, nuk ka Qeveri teknike, vetme për zgjedhjeve të lira”.

Hoti më tej ka shtuar se Qeveria duhet t’i kryej të gjitha detyrat që parashihen me Kushtetutë dhe me ligje deri në zgjedhjen e Qeverisë së re.

“Qeveria është në dorëheqje, por Qeveria duhet t’i kryej të gjitha detyrat që parashihen me Kushtetutë dhe me ligje deri në zgjedhjen e Qeverisë së re, pas zgjedhjeve. Nuk e di kur presidenti do t’i thërret partitë politike për konsultimet e nevojshme që duhet të ndodhin për të caktuar datën e zgjedhjeve, por unë pres që presidenti të veprojë në përputhje me Kushtetutën për të ndjekur procedurat e nevojshme në raste të tilla”.

Hoti thotë se LDK-ja do të garojë e vetme në zgjedhje, kurse pas mbajtjes së tyre është e hapur për koalicione për një Qeveri stabile për të përmbyllur proceset e mëdha, raporton EO.

“Pas zgjedhjeve të ndërtojmë koalicionet e nevojshme për të pasur një Qeveri jo dy vjet, por një qeveri stabile për katër vjet me një program të qartë për të normalizuar vendin edhe për të përmbyllur proceset e mëdha që i kemi përpara”.

Por LDK-ja, thotë ai nuk do të bëjë asnjëherë koalicion me PDK-në për shkak të përvojës së keqe që kanë pasur sa kanë qeverisur bashkë vendin.

“Ne kemi pas një bashkëpunim shumë të keq me PDK-në, në disa kur kemi qeverisur me ta nuk iu kanë përmbajtur asnjëherë marrëveshjes dhe si rezultat LDK nuk ka asnjë gatishmëri që të qeverisë me PDK-në në të ardhmen. Jemi të hapur për të gjitha paritë e tjera që të punojmë bashkë në të ardhmen”.

Përgjegjëse për dështimin e shumë proceseve, Hoti i tha Ekonomia Online se është PDK-ja prandaj edhe bashkëqeverisja me ta në të ardhmen është e pamundur.

“Me PDK nuk mund të bashkëpunojmë për shkak të përvojës shumë të keqe që kemi pasur në të kaluarën dhe për shkak të përgjegjësisë që mbajnë për plotë procese që kanë ndodhur në Kosovë në këto dy vitet e fundit sepse pavarësisht kush ka qenë kryeministër PDK-ja ka qenë partia më madhe brenda këtij koalicioni”.

“…shefi i PDK-së gjithmonë e konsideronte veten shef të PAN-it dhe e ka përgjegjësinë kryesore që ia janë bë vendit tash e 2 vjet me zhvatje të buxhetit me këtë ekip diaologues jokushtueses, me shkelje të ligjeve dhe të kushtetutës, me dëmtim të jashtëzakonshme të imazhit të Kosovës, me dështim të plotë të diplomacisë, me numrin e ç’njohjeve dhe me plotë probleme të tjera, këta njerëz duhet të përgjigjen para qytetarëve dhe unë besoj që qytetarët në zgjedhje të lira tash do të japin vlerësimin e tyre”.

Të ngjashme