LDK-ja ende s’i ka emrat e ministrave, vetëm planin qeverisës

Prishtinë | 21 Maj 2020 | 13:29 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arban Abrashi para mbledhjes në të cilën mandatari për kryeministër Abdullah Hoti do ta paraqes programin qeverisës, ka thënë se janë përpjekur që të gjitha planet të hartohen në kohë rekorde, raporton Ekonomia Online.   

Abrashi ka thënë se është me rëndësi është që të gjitha subjektet politike t’i respektojnë vendimet e Gjykatës Kushtetuese.

Ai ka thënë që nuk ka diskutuar për emrat e ministrave por vetëm për planin qeverisës.

“Mandatari Avdullah Hoti do ta prezantojë programin  qeveritar të Qeverisë Hoti, program që është dakorduar edhe me partnerët e koalicionit.  Siç kemi paralajmëruar gjatë pritjes së vendimit të Gjykatës Kushtetuese, ne nuk kemi humbur kohë aspak dhe kryeministri i ardhshëm Avdullah Hoti ka pas konsultime dhe diskutime me gjithë partnerët e koalicionit dhe ka përfunduar programin deri në detajet më të fundit, prandaj ne synojmë që në mbledhjet e para të miratojmë edhe programin qeverisës, i cili është në përputhje me interesat e qytetarëve, së paku ka dy shtylla kryesore. E para, ka të bëjë me menaxhimin e pandemisë COVID-19 dhe synojmë që t’i përfshijmë në programin qeveritar të gjitha protokollet, e posaçërisht atë të Bashkimit Evropian dhe të jemi në harmoni me Komisionin Evropian, ndërsa e dyta ka të bëjë me rimëkëmbjen ekonomike”, tha Abrashi

Abrashi ka thënë se çdo ditë e humbur me Qeverinë Kurti, po i shkakton vendit dëme të mëdha ekonomike.

“Jemi dëshmitar që çdo ditë e humbur me Qeverinë Kurti po shkakton dëme të mëdha ekonomike për bizneset e vogla dhe synojmë që të kemi një pako shumë gjeneroze ekonomike dhe synojmë që deri në vjeshtën e këtij viti të shpërndajmë së paku 400 milionë euro dhe më pastaj të kalojmë tek 1 miliard euro, i cili e ka përmend vet kryeministri ia ardhshëm Hoti”, tha ai

Abrashi tha se këto takimet nuk kanë të bëjnë me presion ndaj Gjykatës Kushtetuese por sipas tij, është përpjekje që mos të humbin kohë.

“Unë mendoj se kjo nuk është një presion dhe nuk ka të bëjë me vendimet e Gjykatës Kushtetuese, ne thjeshtë po përpiqemi që mos të humbim kohë, sepse çdo ditë e humbur pa qeverisje ose me qeveri në largim është dëm i madh ekonomik, dhe atë po e shohim çdo ditë”, tha Abrashi.

Të ngjashme