LDK-ja ende s’i ka shpalosur kushtet e reja për koalicion me VV-në

Prishtinë | 08 Jan 2020 | 08:05 | Nga Ekonomia Online

Pa marrëveshje ka përfunduar takimi treorësh mes pretenduesit për kryeministër, Albin Kurti, dhe kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa.

Ky ishte takimi i parë pas zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit dhe propozimit të emrave të ministrave të Vetëvendosjes nga Albin Kurti, një ditë më herët. Asnjëri prej liderëve të partive nuk kanë shpalosur detaje nga takimi, shkruan sot “Koha Ditore”.

“S’jemi kanë idhnueshëm me Albin Kurtin, kemi me u taku nesër”, ka thënë Isa Mustafa teksa është larguar nga Kuvendi.

Në anën tjetër, ka munguar një deklaratë e Albin Kurtit dhe Lëvizjes Vetëvendosje, përkitazi me takimin e zhvilluar, dy javë pas ngecjes së negociatave.

Por burime të gazetës brenda këtyre zhvillimeve kanë thënë se as të martën nuk ka pasur lëvizje nga pozicionet e mëhershme dhe se Lidhja Demokratike nuk ka prezantuar ndonjë kërkesë konkrete për të hyrë në koalicion.

Të ngjashme