LDK-ja falënderon mërgatën, pasi doli partia më e votuar

Prishtinë | 24 Tet 2021 | 22:56 | Nga Ekonomia Online

Lidhja Demokratike e Kosovës bën të ditur se ata kanë dalë të parët në votat me postë.

Ata me anë të një postimi në rrjetin social Facebook kanë shkruar se kanë marrë 3,164 vota.

Kjo parti e ka falënderuar mërgatën për votat e dhëna, transmeton Klankosova.tv.

“LDK-ja, partia më e votuar nga mërgata. Pas përfundimit të numërimit të votave me postë, kandidatët e Lidhjes Demokratike të Kosovës janë votuar më së shumti nga mërgata jonë”.

“LDK-ja ka marrë gjithsej 3164 vota. Falënderojmë mërgatën tonë anekënd botës për mbështetjen. LDK, për të gjithë!”,kanë thënë nga LDK-ja.

Të ngjashme