LDK-ja finalizon koalicionin me AKR-në e PD-në gjatë javës në Mitrovicë

Prishtinë | 08 Qer 2020 | 14:25 | Nga Ekonomia Online

Lidhja Demokratike e Kosovës e cila po e qeverisë vendin me kryeministër Avdullah Hotin, pas koalicionit me AAK-në dhe NISMA-n, po mobilizohet edhe për zgjedhjet lokale 2021.

Ky subjekt politik ka nisur punët që tashti në Komunën e Mitrovicës, derisa po synon që të dërgojë në opozitë Agim Bahtirin e Lëvizjes Vetëvendosje.

Këtë e ka konfirmuar për IndeksOnlinen, kryetari i degës së LDK-së në Mitrovicë, Safet Kamberi. Ai tha se në parim kanë bërë një marrëveshje me AKR-në dhe PD-në.

“Është e vërtetë kopja marrëveshjes që tashmë është publiku. Është një draft i përgatitur, ideja është për të bashkëpunuar si grup këshilltarësh me këto dy forca politike, me ba grupin më të madh të këshilltarëve në Komunën e Mitrovicës, në Kuvend.

Tashti është ideja e bashkëpunimit e koordinimit të punëve në Kuvend, mirëpo një nga pikat e tyre do të jetë edhe çështja e bashkëpunimit në zgjedhjet lokale të vitit 2021”, tha ai.

Kamberi shtoi se kjo marrëveshje pritet të nënshkruhet gjatë kësaj jave. Derisa tha se edhe këshilltarët nga partitë e tjera pritet t’i bashkohen këtij grupi.

“Tashti ka mbet vetëm koordinimi me partnerët, me AKR-në dhe PD-në. Gjatë kësaj jave dhe do të finalizohet zyrtarisht. Një këshilltar ka qenë i VV-së e që ka lëviz, e që shpejt pritet aderimi i tij në grupin e këshilltarëve në LDK. Ne kemi pretendime dhe më të mëdha që do të kemi mundësi edhe për marrje të tjera të anëtarëve, këshilltarë edhe nga subjektet e tjera”.

Të ngjashme