LDK-ja hap fushatën në Prishtinë, Osmani thotë se çlirimi i Kosovës do të ndodhë më 6 tetor

Prishtinë | 25 Sht 2019 | 20:23 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Para mijëra simpatizantëve, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka organizuar tubimin qendror me rastin e fillimit të fushatës për zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit, ku morën pjesë drejtuesit e partisë, strukturat e anëtarë të shumtë, raporton EkonomiaOnline.

Kandidatja për kryeministre, Vjosa Osmani u mirëprit në skenë me duartrokitje e brohoritma të mëdha.

E po sa e mori fjalën, Osmani i quajti të pranishmit si “Ushtria e Ibrahim Rugovës”.

Tha se janë të vendosur për fitore dhe se me 6 tetor do t’i thonë “stop keqqeverisjes për dy vjet”.

“LDK i beson lirisë si vlera më e madhe njerëzore e i beson shtetit të Kosovës. Ne jemi sot më të bashkuar se kurrë dhe më të vendosur se kurrë për fitoren e LDK për Kosovën. Jemi të vendosur për të vazhduar ëndrrën për liri e pavarësi. Jam para jush me zemër plotë dhe me bindje të pathyer se nuk ka asgjë në botë që mund ta ndalë rrugën tonë të fitores. Ne si popull kemi kaluar në sfida qe kemi kaluar nga vizioni largpamës i liderit tonë historik Ibrahim Rugovës. Përkulem sot e çdo ditë para familjes Jashari. Ora e ndryshimit të shtetit tonë po vjen. LDK në aleancë me ju qytetarë që me 6 tetor do t’i thotë stop keqqeverisjes për dy vjet”, tha ajo.

Osmani po ashtu tha se pas 6 tetorit do të ndodh clirimi i dytë, nga ata, që sipas saj e rrezikuan partneritetin me miqtë ndërkombëtarë.

Mbajeni mend, me 6 tetor do të çlirohemi nga ata që rrënuan shtetin tonë dhe që ata e rrezikuan partneritetin me Bashkësinë Ndërkombëtare. Programi ynë do ti hap rrugë drejtë lirisë e perparimit. LDK nuk ka nevoj për një qeveri megalomane, sic ishte qeveria e kaluar, e cila nuk do të mbahet mend pos për skandale. LDK e ka vë në qendër familjen dhe rininë aepse ato janë shtyllat e qëndresës sonë. Ne do të zotohemi se do të kribojmë klimë funksionale për bizneset që nuk do të guxoj kush ti kërcënojë ata.

Në këtë tubim qytetarëve iu drejtua kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, i cili tha  se partia e tij do të dalë e para, pasi që kanë program më të mirë.

“Ne kemi ecur së bashku me juve, kemi ecur ne emër te Zotit, të familjes e Kosovës, jemi mbajtur unik si LDK e ju them se jemi familja më e madhe në Kosovë. Kemi ofruar kandidaten më të mirë për kryeministre. Ne do dalim partia e parë në zgjedhje se kemi program të mirë qeverisës . Ju them sot në emër timin se LDK ka vendosur qe ta udhëheq Kosovën në mandatin e ardhshëm në Kosovë. Në kërkojmë përkrahje nga qytetarët, që ta çlirojmë Kosovën nga korrupsioni dhe t’ju tregojmë se mund ta bëjmë një shtet që gëzon liria e qytetarit, se ne t’ju tregojmë Evropës se jemi shtet evropian. Ne do ti thellojmë bashkëpunimin me SHBA. Kosova dhe ne kemi vetëm një shtet dhe kjo është republika e Kosovës dhe e Ibrahim Rugovës. Ne për shtet çdo pëllëmbë të tokës i takon vetëm Kosovës dhe ky është qëndrimi i LDK të cilën do ta mbrojë qeveria në krye me Vjosa Osmanin”, ka thënë Mustafa.

Në hapje të fushatës së LDK-së në Prishtinë, ishte i pranishëm edhe nënkryetari i PPE-së, Dara Murphy, i cili e ka vlerësuar lart vendimin e LDK-së për ta kandiduar Osmanin për kryeministre.

“Vjosa siç e dinë të gjithë është politikane e madhe dhe njohëse e mirë e fushës së drejtësisë. Ajo ka filluar karrierën gjatë lidershipit të ish-presidentit Fatmir Sejdiu, kohë në të cilën Kosova e shpalli pavarësinë. Si një anëtare me përvojë e parlamentit, Vjosa ka qenë pjesë e vendimeve dhe zhvillimeve më të rëndësishme të shtetit. Gjatë gjithë viteve të saj në parlament, Vjosa Osmani, ka marrë vendime të fuqishme dhe ka përfaqësuar shqetësimet dhe nevojat e qytetarëve të Kosovës”, ka thënë Murphy.

Në fund u prezantuan të gjithë kandidatët e LDK-së për deputetë në Kuvendin e Kosovës.

Lexo më shumë:

Të ngjashme