LDK-ja i konsideron të papranueshme kandidaturat për kryeshef ekzekutiv të KEK-ut

Prishtinë | 13 Sht 2018 | 13:55 | Nga

Grupi parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, përmes një komunikate për medie ka reaguar lidhur me kandidaturën e Blerand Stavilecit dhe një familjari të presidentit Thaçi për pozitën e kryeshefit ekzekutiv të KEK-ut.

Sipas komunikatës së tyre, këto kandidatura janë të papranueshme.  LDK-ja mendon se Kosova ka mjaft ekspertë të fushës së energjisë, prandaj, sipas tyre, vazhdimi i kapjes së këtij sektori do të ketë pasoja për të gjithë qytetarët.

Reagimi i plotë i grupit parlamentar të LDK-së:

“Derisa çështja e dialogut me Serbinë po mbizotëron debatin në Kosovë, koalicioni qeveritar po vazhdon kapjen e institucioneve. Para dy dite, Komisionin për Zhvillim Ekonomik, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal diskutoi për zgjedhjen e Kryesuesit të Bordit të ZRRE-së. Ky është një institucion tepër i rëndësishëm, duke marrë parasysh zhvillimet që pritet të ndodhin në sektorin e energjisë.

Qeveria e Kosovës jashtëligjshëm dhe duke shkelë Memorandumin e Bashkëpunimit me Ambasadën Britanike, ia dërguar në Kuvendin e Kosovës emrat e dy personave që janë vlerësuar me pikë minimale krahasuar me dy kandidatët e tjerë të vlerësuar nga komisioni vlerësues. I gjithë ky proces është vëzhguar nga kompania e angazhuar nga Ambasadës Britanike. Komisioni me insistim të opozitës ka kërkuar sqarime nga Qeveria.

Dje gjithashtu u raportua për kandidaturën e z.Blerand Stavileci dhe një familjari të z.Hashim Thaçi për Kryeshef Ekzekutiv të KEK-ut.

LDK-ja e konsideron këtë të papranueshme. Kosova ka mjaft ekspertë të fushës së energjisë dhe se vazhdimi i kapjes së këtij sektori do të ketë pasoja për të gjithë qytetarët e vendit.

PDK dhe AAK, si partnerë qeverisës, e kanë obligim të merren edhe me grevën e punëtorëve të KEDS-it, sepse të parët kanë marrë përgjegjësi për të udhëhequr ndërkaq të dytë pos tjerash kanë përgjegjës për privatizimin e distribucionit”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme