LDK-ja ia konfirmon Delawies dhe Apostolovas votën për demarkacionin

Prishtinë | 21 Shk 2018 | 12:18 | Nga

Deputetë të Lidhjes Demokratike të Kosovës të prirë nga kryetari i Grupit Parlamentar, Avdullah Hoti, ia kanë konfirmuar votën pro demarkacionit Greg Delawie, ambasadorit të ShBA-së, dhe shefen e Zyrës së BE-së, Natalia Apostolova, në takimet e ndara që kanë mbajtur sot.

i Grupit Parlamentar të LDK-së, Hoti, ritheksoi edhe një herë qëndrimin e LDK –së sa i përket procesit të ratifikimit të kësaj marrëveshje dhe konfirmoi votën unanime pro të Grupit Parlamentar.

Gjithashtu Hoti e cilësoi të çmueshme mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe shteteve të BE- së gjatë këtij procesi dhe i falënderoi ata për mbështetjen që po i japin vendit.

Në takimet me ambasadorin Delawie dhe Apostolova morën deputetët Vjosa Osmani, Armend Zemaj, Lumir Abdixhiku, Driton Selmanaj, Anton Quni, Ismet Beqiri dhe Mimoza Kusari – Lila.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme