LDK-ja insiston në hetim parlamentar për energjinë, Abdixhiku: Refuzimi, shenjë frike e pushtetit

Prishtinë | 19 Pri 2022 | 16:26 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, sërish ka kërkuar hetim parlamentar për energjinë. Ai përmes një shkrimi në Facebook, ka thonë se mazhoranca sot refuzoi të themelohet ky komision.

Ky refuzim hetimi, thotë Abdixhiku, është shenjë frike e pushtetit rreth së vërtetës që megjithatë do të zbardhet herët apo vonë.

Postimi i Abdixhikut:

HETIM PARLAMENTAR PËR ENERGJINË

Mazhoranca parlamentare sot refuzoi formimin e Komisionit Hetimor Parlamentar për krizën energjetike – një kërkesë legjitime e jona për zbardhjen e së vërtetës mbi shpenzimin e 100 milionë eurove subvencione e shtrenjtimit të faturave energjetike deri në 100%. Pjesë e hetimit do të ishin edhe punësimet nepotike në KEK.

Ky refuzim hetimi, është shenjë frike e pushtetit rreth së vërtetës që megjithatë do të zbardhet herët apo vonë. Sa më i fortë refuzimi, aq më i domosdoshëm bëhet hetimi. Dhe sa më i domosdoshëm hetimi, aq më e drejtë bëhet kërkesa jonë për të. Sjella e mazhorancës, si tregues i arrogancës së numrave që parandalon ushtrimin e detyrimeve kushtetuese të Parlamentit mbi Qeverinë, është praktikë kundërkushtetuese. E njëjta s’mund të vazhdojë.

Të ngjashme