Avdullah Hoti, në emër të parashtruesit së interpelancës të ministres së Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, në lidhje me zbatimin e Programit Kombëtar për Zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit, tha se nga ministrja Hoxha kërkojnë të japë informacione lidhur me zbatimin e marrëveshjes së MSA-së, raporton Ekonomia Online.
“Hoxha është thirrë për të dhënë informacione lidhur me zbatimin e marrëveshjes së MSA-së. Zbatimi i kësaj marrëveshje është jetike për të ardhmen e vendit tonë. Zbatimi i MSA-së si shumë çështje të tjera kanë rënë nën hije të këtij koalicioni dhe nën hije të skandaleve të ndryshme. Hoxha i ka dërguar në prill komisonit për Integrime raportin, ky raport tregon se ka vonesa serioze të 60% të masave, vonesa për pakon e ligjeve për administratë publike. Kjo është e natyrshme kur ka rritje të pagave, kur caktohen zv. ministra, koordinatorë”.
Hoti, në emër të LDK-së lexoi mocionin e përgatitur nga ky grup parlamentar.
“Në emër të GP të LDK-së paraqesim këtë mocion: