LDK-ja kërkon që Kurtit të raportojë për dialogun në Bruksel: Të vendosen parime të qarta

Prishtinë | 29 Pri 2021 | 13:36 | Nga Erdonit Hebibi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) po kërkon që kryeministri Albin Kurti të raportojë për takimet në Bruksel në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, raporton Ekonomia Online.

Anëtarja e kryesisë së LDK-së Teuta Sahatqija tha se duhet të ketë përkushtim më të madh sa i përket çështjes së dialogut me Serbinë.

Krejt kjo sipas tij, ngase ky proces duhet të bazohet në parime të qarta dhe se Qeveria duhet të ketë platformë.

“LDK-ja do ta luaj rolin e saj konstruktiv, ashtu siç kërkojnë të gjitha rezolutat e dala nga Kosova. LDK-ja do ta luajë rolin e saj që të përfundojë suksesshëm. Dialogu të bazohet në parimin e transparencës ashtu siç kërkohet, e dyta është vendosja e parimeve bazë sado që e dimë që Qeveria nuk mund të del me një platformë, por të ketë parime”.

“Andaj kryeministri Kurti duhet të raportojë para se të shkoj dhe për gjithçka se çfarë ndodh atje. Qeveria duhet të ketë parime të qarta rreth kësaj teme. Presim nga institucionet që ta marrin seriozisht këtë temë”, theksoi tutje ajo.

Ajo më tej ka shtuar se dialogu duhet të bazohen në parimin e partnerëve të barabartë në mënyrë që mos të cenohet integritetit i vendit.

Sipas saj, non-peperi që flet për marrëveshjen finale Kosovë-Serbi është dokument që rrezikon kushtetutshmërinë e vendit dhe se duhet që të refuzohet fuqishëm.

“Dialogu me Kosovën është dialog i partnerëve të barabartë që sjell paqe dhe stabilitet në rajon. Asnjë dialog i ardhshëm nuk duhet të diskutojë dhe cenojë integritetin tonë”.

“’Non-papers’ janë dokumente që e rrezikojnë kushtetutshmërinë e vendit dhe duhet fuqishëm të refuzohen dhe kundërshtohen. Dokumenti i parë flet për cenimin e integritetit të vendit tonë.  Qeveria duhet në mënyrë shumë aktive të vendos për parimet dhe mënyrën se si vazhdon dialogu”, tha Sahatqija.

E pyetur për prioritetet e kryeministrit në dialog dhe përshpejtimin e këtij procesi, Sahatqija potencon që LDK-ja mendon që ky proces nuk duhet shpejtuar.

“Nuk mendoj që ky proces duhet shpejtuar, sepse nuk duhet ta shohim se sa kryeministri Kurti e ka në prioritet sepse nuk duhet ngutur dhe përshpejtuar këtë proces, pasi kemi parë rastin e Bosnjës dhe është e rëndësishme të trajtohet me kujdes”, tha ajo.

“Nuk ka rëndësi a do të takohet sot apo nesër, e rëndësishme është që të shkoj i përgatitur dhe të jetë konciz në këto tema dhe siç është dialogu”, u shpreh Sahatqija e pyetur për refuzimin e kryeministrit Kurti për takim me presidentin serb Aleksandar Vuçiq.

Përderisa zëdhënësja e kësaj partie Sibel Halimi, tha se kanë qëndrim të qartë si parti sa i pëket këtij procesi.

Komunikata e plotë e LDK-së:

LDK-ja ka ftuar mediet për të shprehur orientimet e saj rreth dialogut. Janë 3 pika që do të trajtohen: 

1.     Orientimi i LDK-së për dialog, 

2.     Non Papers, 

3.     Qeveria Kurti karshi dialogut. 

Orientimi i LDK-së: LDK mendon se çështja e dialogut duhet të mirret me përkushtim më të madh jo vetëm për hirw të anëtarësimit të dy vendeve në BE por për sigurim të paqes dhe sigurisë afatgjate në rajon. 

LDK-ja do të luaj rolin e vet konstruktiv si pjesë aktive e Kuvendit të Kosovës siç e ka përcaktuar Gjykata Kushtetuese me aktgjykimin e saj dhe Kuvendi me rezolutat e shumta. 

LDK-ja do ta luan rolin e saj si opozitë parlamentare në mënyrë që dialogu të përfundoj suksesshëm me njohje reciproke, në kufijtë aktual dhe në respektim të parimeve të Kushtetutës së Republikës së Kosovës. 

LDK-ja mendon se duhet të bëhen përgatitje substanciale për dialog duke u bazuar në këto parime:  

  • Transparencë; 
  • Vendosje të parimeve bazë; 
  • Përgatitje serioze e substanciale për  platformw;  
  • Ruajtjen e kushtetutshmërisë, sovranitetit dhe integritetit territorial tw Republikës së Kosovës. 

2.  NON Papers 

Kohëve të fundit janë publikuar 2 non paper për dialogun mes Kosovës dhe Serbisw pa autorësi. 

Njwri flet për rikonfigurimin e gjithë Ballkanit ndërsa tjetri kthenë Kosovën në kohën e para pavarësisë, duke u bazuar në parimet e Grupit të kontaktit me ç’rast injoron poyitën aktuale dhe çmimin që Kosova ka paguar për shtetësinë e saj. Kjo letër injoron dokumentin e Ahtisarit dhe njohjen e Kosovës nga 117 shtete dhe anwtarwsimin e saj në shumë organizata ndërkombëtare. 

LDK-ja mendon se këto letra duhet fuqishëm të kundërshtohen nga institucionet e Kosovës që të mos shndwrrohen fare në tema diskutimi. 

Ne mendojmë së institucionet duhet të jenë shumë proaktive për vendosjen e agjendës dhe parimeve si palë e barabartë në dialog. 

Dialogu duhet të bëhet ME Kosovën e jo PËR Kosovën. 

LDK-ja gjithashtu kërkon rolin aktiv të SHBA-sw në dialog si partner dhe mik i Kosovës në të gjitha etapat e zhvillimit të saj. 

Kosova ka dalë nga një dialog dhe ka bërë kompromise të dhimbshme për të fituar pavarësinë e saj. Asnjw dialog i ardhshëm nuk mund të diskutoj statusin e saj. 

4.     Qeveria Kurti përballë dialogut 

Transparenca duhet të jetw bazë për zhvillimin e proceseve si dialogu. Kryeministri duhet të raportoj para dhe pas çdo vizite, ashtu siq kërkojnë rezolutat e Kuvendit të Kosovës. 

Qeveria duhet sa më parë të përgatitë parimet mbi bazën e të cilave do të zhvillohet dialogu, e të cilat sigurojnë sovranitetin, integritetin territorial të Republikës së Kosovës. 

Qeveria nuk ka treguar transparencw e as pwrgatitje për këto parime.  Kjo qasje hapë rrugë për spekulime dhe futje të tezave të dëmshme si fjalor tashmë prezent.  

Presim nga institucionet që sa më fuqishëm të dalin kundër NON Papers e jo të zgjedhin heshtjen si përgjigjje. 

Të ngjashme