LDK-ja kritikon programin e Qeverisë për ekonomi: I zbrazët, ka veç premtime boshe

Prishtinë | 12 Maj 2021 | 10:25 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Departamenti i Ekonomisë dhe Biznesit, i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka mbajtur konferencë për medie, raporton Ekonomia Online.

Deputeti dhe anëtari i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, e ka konsideruar programin qeverisës për ekonomi të zbrazët dhe me që përmban veç premtime boshe.

Sipas tij, programi nuk përmban masa dhe objektiva konkrete për këtë sektor, duke shtuar se nuk ka asnjë fjalë të vetme për buxhetin.

“Për tu bërë hapja e sektorit privat edhe vaksinimi duhet të vërehet shpejt. Shumë fjalë asnjë masë e shifër. Zhvillimi ekonomik parasheh shumë ligje, por pa përmendur masa konkrete. Edhe më keq nuk asnjë fjalë të vetme për buxhetin. Nuk parashihet asnjë projekt i ri kapital për 4 vjetët e ardhshme”.

“Fondi sovran do të mbledh të gjitha pasuritë strategjike në vend. Nuk dihet se si do të menaxhohen këto pasuri të qytetarëve. Shumë fjalë asnjë masë asnjë shifër. Pra kush përfiton nga programi zhvillimor do të vendosë një ekip i ngushtë. Shumë fjalë asnjë masë asnjë shifër”.

“Do të financohet me borxh. Qeveria do të ngarkojë qytetarët me borxh. Banka Zhvillimor nuk do të përkrahë sektorin privat. Në pjesën e energjisë nuk kanë idenë me këtë sektor. Nuk mund të plotësohen nevojat me energji pa kapacitete të reja. Programi i qeverisë nuk jep përgjigje si do të implementohen”.

“Por shihet që të gjitha do të paguhen duke i futur qytetarët në borxhe. 1.6 miliardë euro qeveria do ta rrisë borxhin. Kush do t’i paguajë brezat e ardhshëm. Në vend të investojë në rini ka vendosur ta zhysë në borxhe deri në pleqëri”.

Kurse zëdhënësja e LDK-së, Sibel Halimi tha se do të fillojnë me organizimin e një sërë konferencash lidhur me programin e Qeverisë.

Të ngjashme