LDK-ja kundër qeverisë teknike, kërkon nga Presidenti të nisë konsultat për datën e zgjedhjeve

Prishtinë | 19 Kor 2019 | 19:54 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka mbajtur takim me kryesinë e LDK-së.

Lidhja Demokratike e Kosovës kërkon nga presidenti Hashim Thaçi që të nisë konsultimet me partitë politike për caktimin e datës së zgjedhjeve parlamentare.

Pas mbledhjes së kyesisë së partisë, Mustafa tha se tashmë presidebri pa humbur kohë duhet t’i ftojë partitë politike për të vendosur datën e zgjedhjeve.

I pyetur nëse pranojnë një qeveri teknike, Mustafa ka thënë se LDK-ja është e gatshme vetëm për zgjedhje të reja.

Ky takim është mbajtur pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit të Kosovës, me arsyen se është ftuar nga Gjykata Speciale e Hagës.

Paraprakisht, Mustafa kishte shkruar në Facebook se LDK ka kërkuar vazhdimisht dorëheqjen e Qeverisë por që ndjen keqardhje që kjo po ndodhë për shkak të Dhomave të Specializuara.

Megjithatë, ai kishte shtuar se beson se edhe këtë herë pafajësia e Haradinajt do të provohet.

Lexo më shumë:

Të ngjashme