LDK-ja mban sot konferencë për medie

Prishtinë | 15 Maj 2021 | 07:59 | Nga Ekonomia Online

Lidhja Demokratike e Kosovës pritet të mbajë sot konferencë për media.

Ende nuk dihet arsyeja pse është thirrur të mbahet kjo konferencë.

Konferenca do të mbahet në selinë qendrore të LDK-së, në orën 12:00.

Kujtojmë se dje gjatë ditës është krijuar tollovi para sallës “1 Tetori”, ku po kryhet vaksinimi i qytetarëve kundër COVID-19, proces ky që është kritikuar edhe nga deputetë të LDK-së.

Ardian Shala, anëtar i Kryesisë së LDK-së, ka thënë mbrëmë se zotimi i Qeverisë Kurti që në vitin 2021, 60 për qind e qytetarëve të Kosovës të vaksinohen kundër COVID-19, nuk mund të arrihet me trendin aktual të vaksinimit. Ai i ka quajtur skandaloze pamjet para “1 Tetorit.

Të ngjashme