LDK-ja mbledh Kryesinë, diskutohet për listën e deputetëve e koalicionet e mundshme

Prishtinë | 09 Jan 2021 | 11:13 | Nga Ekonomia Online

Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbledhë Kryesinë e partisë sot. Në këtë takim do të diskutohet për koalicionet e mundshme dhe listën e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 14 shkurtit.

Mbledhja do të nisë në orën 11:00.

Poashtu sot gjithashtu në orën 14:00 do të mbahet takim edhe me kryetarët e Degëve.

Partia e udhëhequr nga Isa Mustafa në zgjedhjet e ardhshme do të garojë me Avdullah Hotin si kandidat për kryeministër.

Vendi ka shkuar në zgjedhje pasi Gjykata Kushtetuese vendosi se vota e deputetit Etem Arifi për formimin e Qeverisë Hoti në qershor, ishte e pavlefshme për shkak të dënimit të tij për vepër penale.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme