LDK-ja mbledh kryesinë, diskuton për seancën për votimin e qeverisë

Prishtinë | 31 Jan 2020 | 12:16 | Nga Ekonomia Online

Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbledhur kryesinë e partisë.

Kryetari Isa Mustafa bashkë me Avdullah Hotin, Vjosa Osmanin, Arben Gashin, Ismet Beqirin dhe Haxhi Avdylin janë parë duke hyrë në takim.

Mbledhja e tyre vjen sot pasi Kuvendi i Kosovës caktoi që seanca për formimin e qeverisë të mbahet të hënën.

Siç mëson EO, në këtë takim do të diskutohet për seancën e 3 shkurtit, ku pritet të votohet qeveria e re.

Të ngjashme