LDK-ja mbledh strukturat e partisë, këta janë emrat e anëtarëve të Këshillit Drejtues

Prishtinë | 07 Gus 2019 | 16:53 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka mbledhur strukturat partiake për të konstituuar Këshillin Drejtues, raporton EkonomiaOnline.

Në këtë takim do të diskutohet edhe për përgatitjet për zgjedhjet e përgjithshme që pritet të mbahen në fund të shtatorit.

Në nisje të kësaj mbledhjeje janë lexuar emrat e anëtarëve të rinj të Këshillit.

Ismet Beqiri, Halim Halimi, Fatmir Sejdiu, Florian Dushi, Vjosa Osmani, Ukë Rugova, Hazir Borovci, Besian Mustafa, Besnik Krasniqi, Muhamet Hamiti, Izet Sadiku, Kujtim Shala, Besa Gaxherri, Shkumbin Gashi, Albulena Muja Bajraktari, Syzana Mulliqi, Agim Bërdynaj, Gazmend Muhaxheri, Imri Ahmeti, Naser Osmani, Flora Nimani Hajruni, Lutfi Haziri, Lirie Kajtazi, Fatmir Rexhepi, janë disa prej tyre të cilët i ka lexuar kreu i LDK-së, Isa Mustafa.

Mediet janë lejuar të marrin vetëm pamje në fillim të takimit, ndërsa punimet kanë vazhduar me dyer të mbyllura.

Fotografia e Lidhja Demokratike e Kosovës
Fotografia e Lidhja Demokratike e Kosovës
Fotografia e Lidhja Demokratike e Kosovës
Fotografia e Lidhja Demokratike e Kosovës
Fotografia e Lidhja Demokratike e Kosovës

Të ngjashme