LDK-ja merr një vendim pas “sjelljes së ashpër të Muratit”

Prishtinë | 21 Jan 2022 | 13:02 | Nga Ekonomia Online

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, e ka cilësuar të papranueshme sjelljen e ministrit Hekuran Murati.

Ai ka thënë se LDK-ja nuk do të votojë marrëveshjen e fundit ndërkombëtare të shqyrtuar në seancën e sotme plenare të Kuvendit të Kosovës. Ka thënë se mos-votimi ndërlidhet me reagimin e ministrit Murati kundër LDK-së.

Gashi e ka cilësuar të papranueshme sjelljen e Muratit.

“Deri tani ne si Grup Parlamentar të gjitha marrëveshjet ndërkombëtare i votuam, përveç marrëveshjes për skemat sociale të cilën e konsideruam të papranueshme. Në këtë marrëveshjen e fundit nuk do të marrim pjesë për shkak të sjelljes së ministrit Murati. Kqyrja statusin e ministrit Murati në Facebook! Kjo është e papranueshme”, ka thënë Gashi.

Murati, përmes përmes një statusi në Facebook ka shkruar sot se është hera e parë që një marrëveshje ndërkombëtare rrëzohet, derisa thotë se herave të tjera nuk kanë kaluar për shkak të mungesës së kuorumit.

Lidhje Demokratike e Kosovës ka votuar kundër kësaj marrëveshje, derisa Murati tha se ky subjekt “sapo bëri histori në kuvend”.

Për këtë marrëveshje 75 deputetë kanë votuar për dhe 8 kundër.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme