LDK-ja nderon aktivistin politik, Hebib Shehu, me mirënjohjen “Ora e Presidentit 2018”

Prishtinë | 10 Gus 2018 | 11:48 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu, dhe një delegacion nga nëndega e kësaj partie për NRW-Gjermani ia kanë ndarë mirënjohjen “Ora e Presidentit 2018” aktivistit të LDK-së dhe kontribuesit për çështje politike, Hebib Shehut nga Kaçaniku, me qëndrim në Gjermani.

Agim Veliu tha se ky çmim ka vlerë të veçantë dhe është bërë traditë në LDK që t’i jepet çdo vit një njeriu që ka kontribuar për vendin dhe lidhjen, raporton Ekonomia Online.

“Vetë emërtimi i çmimit dhe dhënia për çdo vit, për ne ka domethënie të madhe, sepse ora e presidentit Rugova nuk po ndalet, ajo po ecë, po punon për çdo vit dhe besoj se do ta mbajmë gjallë gjithë herë, sepse dhënia e këtij çmimi është bërë tashmë një aktivitet dhe çmim tradicional që po jepet çdo vit”, tha Veliu.

Veliu tha se po ndihet mirë që këtë vit po i jepet ky çmim njërit prej aktivistëve të LDK-së më të palodhshëm dhe kontribues i madh për çështje politike dhe për LDK-në.

“Unë e përgëzoj degën tonë në Gjermani që këtë vit kanë vendosur çmimin me ia dhënë këtij njeriu që e meriton dhe i uroj shëndet të plotë që po e pranon këtë çmim të rëndësishëm dhe jetë sa më të gjatë që të jetë në mesin tonë, sepse ne si LDK jo vetëm që i çmojmë dhe respektojmë këtë gjeneratë të vjetër, por kemi nevojë ende për këshillat e tyre dhe punën e tyre, për takime me ta, sepse sa herë që shihemi, gjithë mësojmë diçka dhe ajo na shërben neve në punën e mëtutjeshme”, tha Veliu.

Aktivisti i LDK-së të cilit iu dha sot çmimi, Hebib Shehu, u shpreh i emocionuar dhe i lumtur me pranimin e këtij çmimi shumë i rëndësishëm për të, i cili tha se këtë çmim po ia dedikon të gjithë popullit kosovar, e sidomos vendësve të vet, qytetarëve të komunës së Kaçanikut, raporton EO.

“E natyrshme është që një respekt që po më bëhet përmes kësaj, çdokush ndien kënaqësi për atë që është bërë, e veçmas për atë që ka kontribuar në çështje kombëtare e që fatmirësisht ato nuk janë individë dhe grupe, por është i gjithë populli ynë, gjithë kosovarët, andaj edhe këtë çmim që po ma dhuroni mua, unë ia dedikoj gjithë popullit dhe natyrisht për shkaqe teknike nuk është e mundur të gjithëve me iu dhënë mirënjohje dhe ndiej kënaqësi që përmes meje iu adresohet popullit, e sidomos qytetarëve të komunës së Kaçanikut”, tha Shehu.

Jakup Gërguri, kryetar i degës së LDK-së në Gjermani, tha se po ndihet mirë që selia e LDK-së në Prishtinë u ka mundësuar për herë të 9-të dhënien e këtij çmimi.

Të ngjashme