LDK-ja në udhëkryq të njëjtë si para 12 vjetëve: Atëherë me Thaçin, sot me Kurtin

Prishtinë | 09 Jan 2020 | 14:53 | Nga Ekonomia Online

12 vjet më parë LDK’ja kishte bërë koalicon me PDK’në në atë kohë të Hashim Thaçit, të cilën edhe e kandiduan dhe votuan për Kryeministër të Kosovës, ndërsa sot, partia e Isa Mustafës përsëri ndodhet në këtë udhëkryq për t’i dhënë këtë post një tjetër partie, kësaj rradhe Vetëvendosjes në krye me Albin Kurtin, shkruan Gazeta Metro.


Më 9 janar të vitit 2008 u formua koalicioni qeveritar mes PDK’së dhe LDK’së ku kryeministër u zgjodh Hashim Thaçi, dhe kjo qeveri përbehej nga kryeministri, dy zëvendëskryeministra dhe 17 ministra.

Qeveria u formua pas zgjedhjeve të 17 nëntorit 2007, ku përkushtimi kryesor i kësaj qeverie dhe i Kuvendit të Kosovës, ishte shpallja e pavarësisë së Kosovës. Më 17 shkurt 2008, ligjvënësit e Kosovës kryen aktin historik, nënshkruan dhe miratuan Deklaratën e Pavarësisë.

Ndërsa, sot na ndajnë pak orë para takimit të fundit të Vetëvendosjes dhe LDK’së si fituese të zgjedhjeve të 6 tetorit, të cilat tash  3 muaj po bëjnë përpjektje të vahzdueshme për të arritur një marrëveshje dhe të krijojnë institucionet e vendit.

Sot, në ora 15:30 në selinë e Kuvendin të Kosovës, zyrtarët e VV’së dhe ata të LDK’së do të takohen për të marr vendim përfundimisht rreth kësaj marrëveshjeje, ose të shkojmë në zgjedhje përsëri, gjë për të cilën Kurti është shprehur i gatshëm për t’i besuar qytetarëve përsëri.

Kurti ka kërkuar nga LDK’ja që Ministria e Punëve të Brendshme dhe ajo e Punëve të Jashtme t’i takojnë Vetëvendosjes, e me këtë nuk është pajtuar kreu i LDK’së, Isa Mustafa, pasi përsëri ka kërkuar që ministri e Punëve të Brendshme t’i mbet partisë së tij.

Gjithsesi, sot pas orës 15:30 do të mësohet gjthçka.

Të ngjashme