LDK-ja nesër vendos në Këshill të Përgjithshëm për koalicionin me VV-në

Prishtinë | 01 Shk 2020 | 19:21 | Nga Ekonomia Online

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës tashmë e kanë arritur marrëveshjen e koalicionit, e cila shumë shpejtë pritet të bëhet publike.

Në ftesë konfirmohet se Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së do të mblidhet nesër, në orën 13:00. Ne këtë mbledhje votohet marrëveshja e arritur mes krerëve të LDK-së  dhe VV-së, shkruan reporteri.

“Të nderuar anëtarë të Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, Nesër (e diel), më datë 2 shkurt 2020, në orën 13:00, në selinë e LDK-së, mbahet mbledhja e KP-së”, thuhet në ftesë.

Sipas marrëveshjes së arritur, LVV ka pranuar që të heq dorë nga posti i kryetarit të Kuvendit,  të cilin e mban Glauk Konjufca. Konjufca nuk do të mbetet pa post, pasi pritet të emërohet Ministër i Jashtëm, ndërkaq në vendin e tij do të emërohet Vjosa Osmani nga LDK.

Pikë tjetër e marrëveshjes që dihet deri tani, gjithnjë në bazë të burimeve, është numri i ministrive, i cili është shtuar në 15 sosh, ku të dy partitë kryesore do t’i kenë nga 6 ministri, ndërsa 3 të tjera do të iu takojnë minoriteteve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme