LDK-ja njofton për takimin me Abbottin, nuk jep detaje

Prishtinë | 12 Dhj 2019 | 19:15 | Nga Ekonomia Online

Një komunikatë pa shumë detaje është lëshuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës, për një takim që krerë të kësaj partie kanë pas me Nicolas Abbottin, ambasador i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë.

“Sot, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa i shoqëruar nga nënkryetarja Vjosa Osmani dhe Bajram Gecaj kanë pritur në takim Ambasadorin e Britanisë së Madhe, Nicholas Abbott”, thuhet në njoftim.

“Gjatë takimit janë diskutuar zhvillimet e fundit politike në vend, ecuria e bisedimeve mes LVV-së dhe LDK-së, dhe thellimi i bashkëpunimit në mes të dy shteteve”, thuhet më tej aty.

Të ngjashme