LDK-ja përsërit qëndrimin për dialogun, thotë se duhet të ketë proces të ri zgjedhor

Prishtinë | 20 Sht 2018 | 17:58 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Sektetari i Përgjithshëm i LDK-së, Ismet Beqiri, informoi mediet lidhur me temat për të cilat kanë biseduar në mbledhjen me kryetarët e degëve të kësaj partie, kryesuar nga Isa Mustafa.

Ai po ashtu bëri të ditur edhe një herë qëndrimin e LDK-së për çështjen e dialogut, ushtrisë mirëpo edhe protestave për të cilat ai tha se nuk janë ende të nevojshme, raporton Ekonomia Online.

“LDK-ja ka një shtrirje të jashtëzakonshme në terren. Ne i kemi informuar për qëndrimin tonë rreth dialogut. Ne insistojmë që ky dialog nuk është i ngutshëm dhe duhet të ketë proces të ri zgjedhor”.

“Qëndrimet e Thaçit për korrigjim janë të papranueshme dhe ka diçka prapa saj, larg qoftë për asociacion. I informuam edhe për qëndrimin tonë për transformimin e FSK-së në ushtri, dhe ne jemi pro kësaj nëse janë në koordinim me partnerët ndërkombëtarë. I informuam për veteranët dhe është e qartë që ka pasë abuzim me këtë proces”.

“Sa i përket protestave, nuk është që s’ka arsye, por ka ende hapësirë me i shtjerrë të gjitha mundësitë në kuvend. Ne s’e kemi mbyllë derën për protesta, mirëpo nëse organizohen, LDK do t’ju prijë. Nuk është qëllimi ynë pamundësimi i punës së kuvendit”.

Ai tha se nuk ia ndalon askujt që të shkojë në protesta, pasi u pyet që Vjosa Osmani ka përkrahur një mundësi të tillë, raporton EO.

Të ngjashme