LDK-ja prezanton programin për teknologji, rini dhe sport: Nga shtatori do të hapen shtatë shkolla digjitale

Prishtinë | 26 Jan 2021 | 19:44 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Avdullah Hoti, ka prezantuar programin e tyre për teknologjinë informative, rininë dhe sportin, si shtylla të programit të LDK-së, raporton Ekonomia Online.

Hoti tha se rinia e Kosovës është bërë pjesë e zhvillimeve globale në sektorin e teknologjisë.

“Përtej kësaj kompani të shumta në vend dhe po kryejnë shërbime për kompanitë ndërkombëtare. Prandaj e kemi ndarë në disa shtylla, e para ngritja e infrastrukturës teknologjike, fizike dhe soft. E dyta investimet në siguri kibernetike, e treta legjislacioni për siguri kibernetike dhe tjetra pantentimi i aplikacioneve”, tha ai.

Tutje, kandidati i LDK-së për kryeministër tha se digjitalizimi i shërbimeve publike, është më se e nevojshme.

” Do të funksionalizojmë të gjitha qendrat inovative nëpër regjione, që tashmë i kemi nisur. Ndërlidhja e këtij sektorit me arsimin është e nevojshme. Ta përshtatim kurrikulën arsimore. Nga ky vit, nga shtatori do të zhvillojmë shtatë shkolla digjitale në sektorin publik. Si dhe trajnime masive për mësimdhënësit”, tha ai.

Ndërsa sa i përket punës vullnetare, tha se në me të në qeverisje do t’u njihet njohja dhe promovimi i punës vullnetare.

Po ashtu ai theksoi se zhvillimi i sportit është kyç në ndërtimin e identitetit shtetëror të Kosovës.

Lexo më shumë:

Të ngjashme