LDK-ja s’do ta votojë Osmanin për presidente nëse nuk tërhiqet Ligji për Zgjedhjet

Prishtinë | 02 Pri 2021 | 22:25 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Lidhja Demokratike e Kosovës ka thënë se nuk do të marrë pjesë në seancën për zgjedhjen e Vjosa Osmanit për presidente nëse Qeveria dhe Vetëvendosje nuk e tërheqin nga Kuvendi iniciativën për ndryshimin e Ligjit për Zgjedhjet, raporton Ekonomia Online.

Deputeti i LDK-së Arben Gashi, tha se Lëvizja Vetëvendosje tentoi të kërcënoj deputetët dhe qytetarët.

“Ne jemi këtu për të mbrojtur shtetin. Lëvizja Vetëvendosje tentoi të kërcënoi secilin deputet dhe qytetar. Ne sonte patëm një seancë e cila u thirr në orë të vona. Ne jemi këtu për të mbrojtur rendin dhe ligjin. Nuk ka ndodhur që rregullat të ndryshohen në mënyrë të njëanshme. Në rastin tonë kryeministri tentoi të imponojë vullnetin e tij. Ne jemi këtu për të mbrojtur interesin e qytetarëve. Dhe ne kërkojmë të tërhiqet ligji përndryshe Kurti e dërgon vendin në zgjedhje. Ky ligj nuk ka të bëjë me zgjedhje lokale. Prandaj kërkoj nga qytetarët të jenë të vetëdijshëm për atë që po kërcënohet sonte”, tha Gashi.

“Ne nuk marrim pjesë në seancë pa u tërheqë ligji. Ne nuk japim ultimatum. Ata e kanë për detyrë të formojnë institucionet. Një parti si LDK-ja është gjithmonë e gatshme për zgjedhje. Duhet të tërhiqet ligji paraprakisht”, tha ai.

Të ngjashme