LDK-ja shënon 28-vjetorin e themelimit, e nis me homazhe te varri i Rugovës

Prishtinë | 23 Dhj 2017 | 12:16 | Nga Zejnepe Bekteshi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në shënimin e 28-vjetorit të themelimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), kryetari Isa Mustafa, me anëtarët e Kryesisë, bëri homazhe te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova.

Me këtë rast, Mustafa tha se Lidhja Demokratike e Kosovës si partia e parë pluraliste në Kosovë, vuri themelet e shtetit të Kosovës

“Presidenti Rugova ishte njëri që i dha drejtim LDK-së por edhe drejtimin e demokracisë së shtetit të Kosovës. Ne jemi të nderuar që kemi pasur një kryetar të tillë”, tha Mustafa.

Më vonë, gjatë ditës, LDK-ja do të mbajë një manifestim për të shënuar këtë përvjetor.

Të ngjashme