LDK-ja shpalos programin për shëndetësi

Prishtinë | 23 Sht 2019 | 15:39 | Nga Ekonomia Online

Lidhja Demokratike e Kosovës ka shpalosur sot programin e saj për shëndetësi.

Mjeku Izet Sadiku nga ky subjekt politik ka bërë të ditur se ky program parasheh dyfishim të buxhetit dhe krijim të qëndrueshmërisë financiare të këtij sektori, njofton Klan Kosova.

“Programi për shëndetësi parasheh dyfishim të buxhetit dhe krijim të qëndrueshmërisë financiare të këtij sektori , 100 për-qind furnizim me barna dhe material shpenzues, lehtësim të institucioneve shëndetësore të nivelit dytësor dhe tretësor”.

“Gjithashtu synojmë krijimin e instituteve të reja dhe pavarësim të klinikave. Fuqizim të diagnoztikës duke blerë aparaturë të reja për QKUK-në dhe spitalet regjionale dhe Hartim të protokolleve mjekësore”.

“Fuqizim të odave profesionale, zhvillimi të odave profesionale shëndetësore, zhvillim të programeve parandaluese dhe të mjekësisë familjare, krijimin e rrjetit të mjekëve që punojnë dhe veprojnë në diasporë si dhe bashkëpunim ndërkombëtar”.

Sadiku ka shtuar se programi i LDK-së për shëndetësi, në qendër të vëmendjes do ta ketë pacientin duke ofruar shërbime cilësore dhe universale.

“Programi ynë do ta rritë dinjitetin e punëtorëve të shëndetësisë kosovare e cila ka munguar dhe duke rritur këtë dinjitet, do t’i rrisim edhe shërbimet dinjitoze për pacientet tanë”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme