LDK-ja s’ka vërejtje për procesin zgjedhor, fton qytetarët të dalin në votime

Prishtinë | 14 Shk 2021 | 13:44 | Nga Erdonita Hebibi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Lidhja Demokratike e Kosovës, s’ka dhënë ndonjë vërejtje për procesin zgjedhor deri më tani, raporton Ekonomia Online.

Në një konferencë për medie zëdhënësja e shtabit të LDK-së Ardita Dushi tha që LDK, ka përcjellë me kujdes procesin zgjedhor dhe deri tani nuk kanë vërejtur parregullsi apo shqetësim serioz.

Ajo po ashtu ka thënë se përkundër motit të ligë dalja e qytetarëve është e afërt me ato të zgjedhjeve të kaluara.

“Dalja e votuesve përkundër kushteve të vështira atmosferike po vazhdon të jetë në përputhje me trendin e zakonshëm. “Edhe brenda qendrave ta votimit të ketë rend dhe LDK u bën thirrje gjithë qytetarëve që ta ushtrojnë të drejtën e tyre pa asnjë ndikim”, ka thënë Dushi.

Të ngjashme