LDK-ja do të marrë pjesë në seancën për demarkacionin

Prishtinë | 16 Shk 2018 | 19:51 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka bërë të ditur se deputetët e tyre do të marrin pjesë në seancën për demarkacionin, që u caktua për të dielën nga Kryesia.

Por, Hoti tha për gazetarët se seanca u caktua pa kuorum, raporton Ekonomia Online.

“Kryesia nuk pati kuorum që caktoi seancën e marrëveshjes së demarkacionit. Kështu kryetari në bazë të kushtetues vendosi që seanca të mbahet të dielën”.

“Ka shumë dileme për se çfarë do të ratifikohet në kuvend. Nesër do të mbahet edhe mbledhja e qeverisë që do konfirmoj këtë marrëveshje. Ne do të marrim pjesë në seancën e së dielës por që do të shohim si do të votojmë”, tha Hoti.

“A do të jetë edhe aneks-marrëveshja për ratifikim apo jo. Ne do të paraqitemi të dielën në ora 6 dhe do ta shqyrtojmë marrëveshjen në vitit 2015”.

“Për neve është e qartë që marrëveshja që është nënshkruar atëherë duhet të ratifikohet në Kuvend”, theksoi shefi i deputetëve të LDK-së.

Të ngjashme