LDK-ja thërret për të premten Këshillin Drejtues

Prishtinë | 20 Gus 2019 | 10:35 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka bërë të ditur se të premten do të mbahen mbledhja e radhësh e partisë.

Përmes një njoftimi për media, lideri i partisë më të madhe opozitare ka njoftuar se në rend dite do të jenë dy pika.

“Thërras mbledhjen e dytë të Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së me këtë Rend Dite:

1) Rezultatet në zgjedhjet e fundit të përgjithshme dhe lokale dhe perceptimi publik për LDK-në

2) Zgjedhja e Kryesisë së LDK-së

Mbledhja mbahet të premten, më 23 gusht 2019 në Selinë e LDK-së nga ora 17:30”, thuhet në njoftim. 

Të ngjashme