LDK-ja thirrje organeve të drejtësisë: Garantoni një proces të rregullt dhe demokratik

Prishtinë | 06 Tet 2019 | 13:07 | Nga Halide Rexhepi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka mbajtur konferencë për media ku ka prezantuar disa parregullsi, të cilat sipas kësaj partie janë evidentuar gjatë procesit të sotëm zgjedhor, raporton EkonomiaOnline.

Zëdhënësja  e shtabit të LDK-së, Doruntina Maloku u bëri thirrje organeve të drejtësisë të garantojnë një proces demokratik dhe të rregullt zgjedhor.

“Duam të shprehim shqetësimin për disa parregullsi dhe shkelje ligjore me të cilat po merren institucionet e drejtësisë. Ku bëjmë thirrje organeve të drejtësisë të garantojnë një proces të rregullt dhe demokratik. Shfrytëzojmë rastin të ftojmë qytetarët të votojnë dhe të shfrytëzojnë të drejtën e tyre. LDK u bënë thirrje qytetarëve të mos ta shesin votën e tyre”, tha ajo.

Të ngjashme