LDK-ja thotë se Abdixhiku e njoftoi shefin e BE-së për qëndrimet rreth formimit të institucioneve

Prishtinë | 18 Mar 2021 | 16:26 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku priti në takim Ambasadorin e BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog. 

Kryetari Abdixhiku e njoftoi Ambasadorin Szunyog për procesin e suksesshëm zgjedhor brenda LDK-së dhe qëndrimin e LDK-së rreth situatës aktuale politike në vend dhe formimit të institucioneve të Kosovës.

Po ashtu kryetari Abdixhiku shpalosi platformën e tij politike për zhvillimin ekonomik të Kosovës, sundimin e ligjit, integrimin e Kosovës në BE, liberalizimin e vizave dhe çështje të tjera me rëndësi për Kosovën dhe qytetarët e saj.

Ambasadori Szunyog e uroi kreun e LDK-së për detyrën e re dhe ofroi mbështetjen e tij si përfaqësues i BE-së për Kosovën.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme