LDK-ja vija të kuqe me PDK-në, por jo edhe me AAK-në

Prishtinë | 26 Sht 2019 | 08:26 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Lidhja Demokratike e Kosovës është e bindur se do të dalë e para në zgjedhjet e 6 tetorit, shkruan Ekonomia Online.

Nënkryetari i kësaj partie, Lutfi Haziri, i cili është edhe shef i shtabit zgjedhor, ka thënë se nuk është i mundur një koalicion me PDK-në, pasi që kjo e fundit sipas tij ka rrënuar urat e bashkëpunimit.

Numri dy i LDK-së, nuk e përjashton mundësinë që të ketë koalicion edhe me partitë tjera, dukë përfshirë koalicionin AAK-PSD.

“Kulturën e bashkëpunimit ne do ta vendosim në Kuvend me të gjitha partitë, natyrisht që PDK-ja i ka rrënuar urat e bashkëpunimit, sepse ata e kanë larguar LDK-në dhe rishikuar partneritetin dhe kanë vendosur partner të tyre, por u binden të gjithë që problem është me bashkëpunu me ta. Me partitë të tjera natyrisht do të koordinohemi në nivel agjendash politike, nëse na bashkon agjenda politike, programi politik, ekonomik, social dhe çështje në interes të vendit, ne do të bashkohemi edhe në nivel Kuvendi edhe në nivel ekzekutivi, pse jo”, ka thënë Haziri.

Ndonëse nuk është arritur koalicion paszgjedhor me Lëvizjen Vetëvendosje, Haziri thotë se ekziston një derë e hapur që këtë ta bëjnë pas zgjedhjeve.

“Ne kemi hapur një kaptinë bashkëpunimi për dy vitet e kaluara, duke i lënë anash gjërat që nuk na kanë bashkuar dhe tash do të varet krejt prej sjelljes në zgjedhje të Lëvizjes Vetëvendosje. Ne vullnetin e kemi shprehur përmes deklarimit të Isa Mustafës që përkundër mosarritjes së një marrëveshje për koalicion parazgjedhor, lihet dera e hapur dhe mundësia për bashkëpunim paszgjedhor. Fundja rezultati do të zbardhët me 6 tetor dhe secili do ta sheh vullnetin dhe renditjen e sovranit dhe sipas asaj do të ndërtojmë kulturë bashkëpunimi”, ka thënë Haziri për EO.

Pritshmëritë e Hazirit për këto zgjedhje janë të mëdha. Ai thotë se me fitoren e LDK-së fillon një epokë e re qeverisëse në Kosovë, pasi që sipas tij Kosova ka probleme të mëdha, e sidomos në marrëdhënie me fqinjët dhe ndërkombëtarët.

“Ndryshim të madh qeverisës, rikthim të madh të LDK-së dhe po fillon një epokë qeverise në Kosovë, duke pas parasysh që vendi ka probleme të mëdha të brendshme, si ekonomike, sociale, natyrisht me prioritet familja, e në fokus të qeverisjes së ardhshme, normalizim të marrëdhënieve të fqinjëve dhe rikthim të normaliteteve të plotë dhe marrëdhënie të veçanta me SHBA-në dhe politikën euroatlantike. Një kabinet i vogël funksional i LDK-së dhe partnerëve të saj në të ardhmen do të arrijnë me rikthye besimin në shtet të qytetarëve të saj”, ka thënë Haziri.

Të ngjashme