LDK kërkon datë për zgjedhjet: Qeveria pa legjitimet po sulmon LDK-në

Prishtinë | 08 Jan 2019 | 11:36 | Nga Emine Shehu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Lidhja Demokratike e Kosovës po kërkon që sa më parë vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme, sipas kësaj partie, koalicioni qeverisës nuk e ka më besimin e qytetarëve, raporton Ekonomia Online.

Në një konferencë për media, zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa, pohoi se janë duke mirëpritur datën e zgjedhjeve.

Sipas Mustafës, koalicioni qeverisës është në panik të skajshme dhe nuk po munden ti mbajnë zotimet qe i kanë dhënë ndërkombëtarëve për marrëveshjen me Serbinë.

“E ashtuquajtur Qeveri po e shëtit përgjegjësinë e negociatave nga kryeministri, presidenti, te i ashtuquajturi ekipi negociues. Mbi të gjitha ky koalicion qeverisës tani është në panik dhe e kanë kuptuar edhe qytetarët edhe votuesit e AAK-së, PDK-së, NISMËS dhe të tjerët që nuk kanë vota. Përderisa çdo ditë na bëjnë thirrje për unitet e shohim votën e tyre të venitur. Qytetarët më nuk kanë besim tek ta, askush s’ka besim tek ta. Kjo qeveri ka kryeparlamentarin, presidentin, kryeministrin. Në vend që të marrin përgjegjësi e të japin llogari tek miqtë evropianë, kanë nisur një fushatë të koordinuar ndaj LDK-së”,  u shpreh Mustafa.

Zëdhënësi i LDK-së, shtoi se qeveria aktuale po e shkatërron mirëqenien e qytetarëve të Kosovës.

Sipas tij, veriu i vendit ka mbetur totalisht jashtë kontrollit.

“Ky koalicion dita ditës po shkatërron mirëqenien e qytetarëve tanë. Duke mos pasur çka tu ofrojnë qytetarëve po mendojnë se rrugëdalje kanë të sulmojnë LDK-në. Kanë dështuar në liberalizimin, anëtarësim në Interpol, rritje të punësimit dhe në çdo sferë tjetër. Po e shohin LDK-në gjithnjë e në rritje, u ka dalë veriu tërësisht nga kontrolli dhe po ua dorëzojnë Serbisë. I kanë mashtruar qytetarët për kufirin me Malin e Zi, kanë transportuar qytetarë të huaj. Kanë humbur njohje nga shtete tjera, kanë falimentuar kompani, kanë fundosur vendin në kaos ku çdo ditë kemi grabitje e plaçkitje. LDK është gjithmonë për dialog, por LDK është për të mbrojt Kosovën për kufijtë të shpallur më 17 shkurt 2008”, pohoi Mustafa, transmeton Ekonomia Online.

Mustafa bëri të ditur se si opozitë, po kërkojnë përgjegjësinë e udhëheqjes përmes votës në zgjedhje.

Sipas tij, dialogu nuk mund të udhëhiqet nga një parti që nuk e ka shumicën në Kuvendin e Kosovës.

“LDK është për një dialog, kur Serbia e njeh Kosovën të pavarur e jo një dialog ku Serbia ia cakton kufijtë Kosovës. Dialogun nuk mund ta udhëheqin një parti që nuk e kanë shumicën e votave në kuvend”, tha Mustafa.

EkonomiaOnline

?DREJTPËRDREJT – Zëdhënësi i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa në konferencë për medie

Posted by EkonomiaOnline on Tuesday, January 8, 2019

Të ngjashme