LDK kërkon diskutim urgjent me veteranët: Kjo qasje denigron luftën

Prishtinë | 16 Qer 2022 | 11:07 | Nga Ekonomia Online

Shefi grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, në emër të partisë propozoi që të ndërpritet trajtimi i ligjit për pagën minimale dhe që Qeveria ta fillojë urgjentisht një diskutim me veteranët.

“Unë propozoj në emër të LDK-së që të ndërpritet trajtimi i ligjit për pagën minimale, të fillojë urgjentisht diskutimi me grupet e interesit dhe të mbërrihet një kompromis lidhur me këtë çështje”, tha ai në seancën e Kuvendit.

Gashi tha se Qeveria “nuk ka realizuar dialog politik dhe social me shoqatat e veteranëve të luftës, partitë opozitare dhe nuk është koordinuar për këto situata”.

“Është e padinjitetshme, e pandershme dhe e paarsyeshme që veteranët e luftës të trajtohen në këtë mënyrë, pa marrë parasysh bindjet e tyre politike”, tha ai.

Kjo qasje e Qeverisë, sipas Gashit, “denigron luftën” dhe “denigron të sotmen”.

Të ngjashme