LDK: Komisioni për Punë të Jashtme intervistoi jashtëligjshëm një kandidat për ambasador

Prishtinë | 03 Pri 2018 | 13:55 | Nga

Lidhja Demokratike e Kosovës ka njoftuar përmes një komunikate për medie se përfaqësuesja e AAK-së në Komisionin për Punë të Jashtme, e mbështetur nga anëtarët e tjerë të Komisionit nga radhët e koalicionit qeverisës si dhe përfaqësuesi i GDP-së, kanë mbajtur një mbledhje me dyer të mbyllura, ku është intervistuar një kandidat për ambasador, i propozuar nga Qeveria Haradinaj.

Grupi Parlamentar i LDK-së thotë se e konsideron këtë proces të paligjshëm dhe për këtë arsye kryetarja e Komisionit për Punë të Jashtme, deputetja Vjosa Osmani dhe anëtarja e këtij komisioni, deputetja Doruntinë Maloku, kanë refuzuar të marrin pjesë në këtë mbledhje dhe të bëhen pjesë e shkeljeve ligjore, transmeton Ekonomia Online.

“Neni 7.7 i Ligjit për Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Shërbimin Diplomatik të Republikës së Kosovës kërkon që së paku 50% tëtë emëruarve si shefa misionesh të jenë Ambasadorë të karrierës, ndërsa pjesa tjetër të jenë të emëruar politik. Meqenëse përqindja e tëemëuarve politikë në Ambasadat e Kosovës anekënd botës tashmëështë tejkaluar dhe arrin në rreth dy të tretat , gjë tëciën e ka konfirmuar edhe vet Ministri i Jashtëm, z. Pacolli, përfaqësueset e LDK-së në Komision, kanë propozuar që mos të ketë emërime të reja politike derisa të rregullohet kuota prej 50/50, e kërkuar me ligj”, thuhet në komunikatë.

Grupi Parlamentar i LDK-së  konsideron se nënshkrimi i rekomandimeve të tilla nga ana e presidentit të Kosovës, bie ndesh me ligjin dhe tejkalon kompetencat e tij kushtetuese.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme