LDK konstituon Këshillin Drejtues, diskuton “qysh me i fitu zgjedhjet”

Prishtinë | 07 Gus 2019 | 18:49 | Nga Norë Kelmendi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Këshilli Drejtues i LDK-së, pas konstituimit, ka diskutuar për përgatitjet për zgjedhjet e përgjithshme. Dy nga anëtarët e këtij këshilli, të cilët dolën për medie, u shprehën optimistë se Lidhja Demokratike e Kosovës do të jetë fituese e zgjedhjeve, raporton Ekonomia Online.

Vjosa Osmani, emri i të cilës po përflitet si kandidate për kryeministre, tha se sot biseduan për programin e partisë, i cili do t’i dërgojë drejt fitores.

“Diskutuam qysh me i fitu zgjedhjet dhe kemi me i fitu… Personalisht mendoj që do ti fitojmë zgjedhjet dhe kaq mund të them për momentin”, tha Osmani.

E pyetur për emrat e mundshëm për ta drejtuar Qeverinë nëse zgjedhjet fitohen nga LDK, Osmani tha se kjo vendoset pak më vonë. “Me rëndësi është që kemi diskutuar për programin tonë”, u shpreh ajo.

Naser Rugova, anëtar i Këshillit të LDK-së tha se ata do kthehen fuqishëm në vjeshtë me fitore derisa njoftoi se nuk biseduan për kandidatin për kryeministër.

“LDK në mirë se kurrë është e gatshme për zgjedhje jemi të gatshëm për të gatshëm për të gjitha sfidat do ta fitojmë këtë garë dhe do kthehemi fuqishëm në fillim vjeshtën e këtij viti”.

“Ky ishte një takim konstituiv i Këshillit të Përgjithshëm. Kemi biseduar për mobilizimin, për qasjen me strukturat”.

Disa nga anëtarët e rinj të Këshillit Drejtues

Në fillim të mbledhjes janë lexuar emrat e anëtarëve të rinj të Këshillit:

Ismet Beqiri, Halim Halimi, Fatmir Sejdiu, Florian Dushi, Vjosa Osmani, Ukë Rugova, Hazir Borovci, Besian Mustafa, Besnik Krasniqi, Muhamet Hamiti, Izet Sadiku, Kujtim Shala, Besa Gaxherri, Shkumbin Gashi, Albulena Muja Bajraktari, Syzana Mulliqi, Agim Bërdynaj, Gazmend Muhaxheri, Imri Ahmeti, Naser Osmani, Flora Nimani Hajruni, Lutfi Haziri, Lirie Kajtazi, Fatmir Rexhepi, janë disa prej tyre të cilët i ka lexuar kreu i LDK-së, Isa Mustafa.

Në takim mediat janë lejuar të marrin vetëm pamje, ndërsa punimet kanë vazhduar me dyer të mbyllura.

Të ngjashme