LDK: Lista e kandidatëve përfaqëson interesat e qytetarëve të Kosovës

Prishtinë | 23 Maj 2017 | 17:15 | Nga

Koalicioni parazgjedhor LDK-AKR, në të cilin me LDK-në janë Alternativa dhe Lëvizja për Drejtësi, ka dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), listën përfundimtare të kandidatëve për deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, në zgjedhjet e parakohshme të 11 qershorit 2017.

LDK-AKR-Alternativa u kanë ofruar qytetarëve të Kosovës një listë kandidatësh për deputetë, të cilët përfaqësojnë unitetin politik e qytetar të Kosovës.

Kjo listë kandidatësh përfaqëson interesat e të gjithë qytetarëve të Kosovës. Është listë që përfaqëson në mënyrën më të denjë gratë dhe burrat e Kosovës, të rejat dhe të rinjtë e Kosovës. Listë e kandidatëve të dëshmuar për shërbim të ndershëm ndaj qytetarëve dhe listë e kandidatëve të rinj, profesionistë të fushave përkatëse dhe entuziastë për të përcjellë në institucionet e Kosovës njohuritë dhe përvojën e tyre të shkëlqyer nëpër universitetet më të mira të botës dhe nëpër institucione të ndryshme kredibile ndërkombëtare.
Lista e kandidatëve të LDK-AKR dhe Alternativa për deputetë përbëjnë alternativën e vetme serioze për qytetarët e Kosovës.

Kjo listë, jemi të bindur se do të prodhojë shumicë solide në Kuvendin e Kosovës, e cila do t’i mundësojë koalicionit tonë krijimin e një qeverie, e cila do ta vazhdojë betejën për ç’kapjen e shtetit, sundimin e rendit dhe të ligjit, luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, si parakushte për një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik.

Fitorja e koalicionit tonë në zgjedhjet e parakohshme të 11 qershorit 2017 do t’i japë fund izolimit ndërkombëtar të Kosovës, duke liberalizuar fillimisht vizat për qytetarët e Kosovës, për t’i hapur rrugën procesit të integrimit të plotë euro-atlantil të Kosovës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme