LDK mbështet kërkesat e Rrjetit të Grave të Kosovës

Prishtinë | 17 Dhj 2018 | 15:37 | Nga Ekonomia Online

Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, u takua me Rrjetin e Grave të Kosovës.

Në këtë takim RGK paraqiti kërkesat e tyre, buxhetore për shpenzimet e strehimoreve për garantimin e sigurisë dhe mirëqenies së grave si dhe të fëmijëve që kanë përjetuar dhunë në familje.

Me këtë rast, shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, premtoi se kërkesa e tyre do të mbështetet në përputhje me ligjet në fuqi.

“Grupi Parlamentar i LDK-së do të paraqesë amendament në buxhetin e vitit 2019 për këtë kërkesë të Rrjetit të Grave të Kosovës dhe pret që kjo të mbështetet nga të gjithë deputetët e Kuvendit të Kosovës”, shkruan në njoftimin për medie të Lidhjes Demokratike të Kosovës përcjellë Klan Kosova.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme